Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Klubi i vogël me shumë lojtarë në Evropian

Tetë lojtarë të Atalantas nga shtatë shtete të ndryshme janë në garë për ta fituar Kampionatin Evropian. Vetëm disa skuadra po përfaqësohen në ngjarjen e dytë më të rëndësishme për shtete në fazën e 1/8 së finales.

Atalanta është një nga befasitë më të mëdha në futboll viteve të fundit. Njeriu që ka merita të mëdha për këtë arritje është trajneri Gian Piero Gasperini, që është në krye të Atalantas që prej vitit 2016-të. Stili i lojës së tij është revolucionar, ofensiv, i guximshëm e me të rinj, me renditjen në fushë, 3-4-3.

Atalanta shënoi 90 gola në sezonin e fundit. Sezonin paraprak kishte realizuar 98.

Robin Gosens luan te Gjermania, Remo Freuler te Zvicra, Rafael Toloi dhe Matteo Pessina te Italia, Marten de Roon te Holanda, Ruslan Malinovskyi te Ukraina, Joakim Maehle te Danimarka dhe Mario Pasaliq te Kroacia.

Chelsea është skuadra që po dominon me lojtarë në përfaqësueset pjesëmarrëse të 1/8 së finales. Janë gjithsej 16 lojtarë të “Bluve të Londrës” që do të paraqiten me shtetet e tyre.