Me plot superyje në fushë, sfidën mes Belgjikës dhe Portugalisë e vendosi Thorgan Hazard. Ai goditi bukur në fund të pjesës së parë. Shënoi nga rreth 20 metra largësi, ndërsa topi mori rrugëtim të veçantë për në portë.
“Në ndeshje si kjo duhet t’i merrni me të dy duart. Dhe kjo ishte, portieri ka pritur që ta zgjedh këndin tjetër, kështu që topi hyri në portë. Jam i lumtur që kam mundur të shënoi për vendin tim”, ka thënë Thorgan Hazard pas ndeshjes në Sevilla.
Goditja e tij ishte e vetmja e saktë e Belgjikës në ndeshjen ndaj Portugalisë. Hazard u shpall lojtar i ndeshjes.