Futbollistët e Përfaqësueses së Danimarkës stërvitën të hënën për herë të parë që kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e të shtunës kundër Finlandës.
Lojtarët danezë janë parë me fytyra të zymta në stërvitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa yllin e skuadrës Christian Eriksen, pjesa tjetër e lojtarëve ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Euro 2020”.
Kapiteni Simon Kjaer, së bashku me futbollistët Jannik Vestergaard, Andreas Christensen, janë parë të pikëlluar në stërvitjen e së hënës, raporton KOHA.net.
Danimarka ndeshjen e radhës e luan të enjten ndaj Belgjikës. Danimarka ndeshjen e parë ndaj Finlandës e humbi 1:0.