Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit çerekfinale të Euro 2020 ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë.
Për këtë takim, selektori ukrainas Shevchenko ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit, duke e inkuadruar nga minuta e parë mbrojtësin Mykolenko si zëvendësues të mesfushorit Stepanenko.
Në anën tjetër, Gareth Southgate ka inkuadruar nga minuta e parë Jadon Sanchon dhe të rikthyerin Mason Mount. Tripper dhe Saka kanë mbetur në bankë.
Ndeshja fillon në orën 21:00.
