Eliminimi i Përfaqësueses së Francës në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian nga Zvicra mund t’i kushtojë me shkarkim përzgjedhësit Didier Deschamps.
Sipas mediave franceze, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Francës do të marrin së shpejti një vendim për të ardhmen e trajnerit.
52-vjeçari ka kontratë me “Gjelat” deri në vitin 2022. Vendin e Deschamps thuhet se mund ta zërë trajneri Zinedine Zidane. Zidane aktualisht është i papunë pasi është larguar nga Real Madridi. Deschamps me Francën ka arritur të fitojë Kupën e Botës në vitin 2018.
Artikuj të ngjashëm