Mikkel Damsgaard është njëri prej lojtarëve që ka pasur paraqitje mbresëlënëse në “Euro 2020”. Futbollisti danez ka shkëlqyer në këtë turne dhe në karrierën e tij të shkurtër pasi është vetëm 20-vjeçar, po e kërkon gjysmëfinalen kundër Republikës së Çekisë.
Vlera e tij në treg aktualisht është 13 milionë euro sipas faqes “transfermarkt”. U transferua vitin e kaluar te Sampdoria nga Nordsjaellandi për 6.75 milionë euro. Menjëherë, më 11 nëntor 2020, debutoi me Danimarkën kundër Suedisë në miqësore.
Prej atëherë kanë kaluar 234 ditë dhe paraqitjet e tij nuk kanë mundur të jenë më mirë. Në 6 ndeshje (3 në Evropian, 2 në miqësore dhe 1 kualifikuese për Kupën e Botës), ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 4 herë. “Iniesta i Danimarkës” shënon ose asiston në çdo 56 minuta.
Me Nordsjaellandin në Danimarkë luajti 93 ndeshje, shënoi 13 gola dhe asistoi 21 herë.
Goli i realizuar kundër Rusisë e bëri futbollistin më të ri danez që shënon në një Kampionat Evropian. Tani kundër Republikës së Çekisë dëshiron të bëj historinë, apo t’i vazhdoj statistikat e shkëlqyera.