Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Çalhanoglu pranon dështimin e Turqisë

Mesfushori i Milanit, Hakan Çalhangolu ka pranuar se Turqia ka dështuar në “Euro 2020”. Por, ai ka ftuar lojtarët tjerë të mos e ulin kokën, por të mësojnë nga gabimet e këtij Evropiani.

“Ky turne për ne është zhgënjim. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona, por nuk duhet të ulim kokën. Ky është një ekip shumë i ri dhe padyshim që do të bëhet mirë”, ka thënë Çalhangolu pas ndeshjes.