Selektori i Turqisë, Shenoll Gunesh i ka dalë në mbrojtje lojtarëve duke theksuar se ka besim se mund të jenë të suksesshëm në të ardhmen. Turqia nuk arriti ta fitoj asnjë prej tri ndeshjeve të Grupit A. Humbjen e fundit 3:1 e pësoi nga Zvicra të dielën.
“Ne jemi të vetëdijshëm se nuk ishim mjaftë të mirë. Ndeshja e parë pati një efekt negativ te lojtarët e mi. Kjo mund të ndodhë, por ata lojtarë do të luajnë për Turqinë për shumë vite dhe ata do të kenë sukses si më parë”, ka Gunesh.