Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ëndrra për Botëror e Çalhanoglut dhe Turqisë

tr

Ëndrra e ekipit nacional të Turqisë për të marrë pjesë në Botëror pas 24 vjetësh është e madhe si asnjëherë më parë. Pas fitores ndaj Rumanisë, Turqia duhet vetëm të bëjë hapin final ndaj Kosovës. Trajneri Vincenzo Montella tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen e tij në rast të humbjes

Ëndrra e Turqisë për Kupën e Botës mbeti gjallë falë fitores 1:0 ndaj Rumanisë në gjysmëfinale të plejofit. Pas fitores ndaj kundërshtares që kryesisht ishte e parrezikshme, ndeshja vendimtare do të luhet të martën nga ora 20:45 në Kosovë. Fituesi i duelit do të udhëtojë për në Amerikë të Jugut në verë.

Fitorja në gjysmëfinale megjithatë ishte e vështirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithë kanë pritur fitore 3:0 apo 4:0, por ne e kemi ditur se nuk do të jetë ndeshje e tillë”, ka thënë kapiteni i Turqisë, Hakan Çalhanoglu.

Ai ka shtuar se kundërshtarët kishin një avantazh për shkak të trajnerit të tyre, Mircea Lucescu.

“Rumania është e mirë. Ish-trajneri ynë punon te Rumania dhe njeh secilin lojtar”.

Legjendari 80-vjeçar ka drejtuar Turqinë nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Sidomos në pjesën e parë Turqia vuajti ndaj mysafirëve që ishin mirë të organizuar. Në pjesën e dytë një pasim brilant i Arda Guler “theu” mbrojtjen rumune.

“Ne ishim të durueshëm dhe vazhdimisht kishim lojën në kontroll. Ekipi është i motivuar dhe të gjithë janë në disponim të mirë. Nuk duam ta humbim këtë kënaqësi. Duam ta ruajmë për vete dhe për vendin tonë”.

Trajneri Vincenzo Montella ishte po ashtu shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

“Ndaj një kundërshtareje të tillë shpesh ju luani pa durim dhe kështu mbeten hapësira. Por ne nuk e bëmë këtë. Kemi luajtur me maturi dhe kemi fituar”.

Tani fokusi është te ndeshja me Kosovën. Montella e ka mohuar se do të jap dorëheqje në rast të humbjes në Prishtinë. Ka thënë se një ndeshje e vetme nuk nënkupton fundin e dy vjetëve të shkëlqyera. Pyetjen për dorëheqje, italiani e ka vlerësuar provokim.

Çalhanoglu tani i ka 103 paraqitje për Turqinë. Ai pret të luajë edhe shumë ndeshje.

“Synimi im i vetëm është të marr pjesë në Botëror si kapiten. Është gjëja e vetme që më mungon me ekipin nacional”.

Në paraqitjen e kaluar në Botëror, 24 vjet më parë në Japoni dhe Kore të Jugut, Turqia kishte përfunduar e treta. Lojtarët kryesorë ishin portieri Rushtu Reçber dhe kapiteni e golashënuesi rekordmen, Hakan Shukur.

Me 120 dhe 114 paraqitje ata janë lojtari i parë dhe i dytë me më së shumti ndeshje te Turqia. Nëse Çalhanoglu dhe bashkëlojtarët e tij udhëtojnë për në Botëror në verë, ai mund t’iu afrohet rekordmenëve sa u takon paraqitjeve.