Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Bonucci: Finalja e 2012-s na la shije të hidhur

Leonardo Bonucci ka thënë se finalja e humbur nga Spanja në Evropianin e vitit 2012 në Kiev, i ka lënë shije të hidhur Italisë.

Spanja e pati fituar 4:0 ndeshjen finale.

Ai shpreson që tash Italia të dalë fituese në gjysmëfinale të “Euro 2020”, ndeshje që luhet të martën në Londër.

“Kjo finale na la shije të negative, sepse ne nuk kemi treguar ide dhe sepse nuk kishim energji,. Ishte një rezultat i drejtë, kurse nesër do të jetë ndryshe. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të rikuperuar topin në pozicione të larta, sepse Morata dhe Olmo janë shumë të shpejtë”, ka thënë Bonucci në konferencën për media të hënën.

Artikuj të ngjashëm