Euro 2020

Azpilicueta i frikësohet Jorginhos

Cesar Azpilicueta është i lumtur që do ta takojë shokun e ekipit të Chelseas, Jorginho në gjysmëfinale të “Euro 2020”. Azpilicueta që përfaqëson Spanjën, ndërsa Jorginho Italinë, me Chelsean fituan Ligën e Kampionëve, ndërsa do të përballen ndërmjet njëri-tjetrit në gjysmëfinale të Evropianit. Spanjolli ka bërë thirrje të kenë kujdes ndaj Jorginhos.

“Ne kemi një grup në Watsapp me shokët e Chelseas, por do të jetë kënaqësi të takohemi sërish në fushë”, ka thënë Azpilicueta për “Sky Sport Italia”. “Ne do të japim më të mirën për ekipet tona përfaqësuese, Jorginho ka dëshmuar se është një lojtar vendimtar për Italinë. Ai ka cilësi të mëdha, i pëlqen ta mbajë topin në këmbë dhe ta kontrollojë lojën.

Nëse e kufizojmë përfshirjen e tij, do të kemi më shumë gjasa për t’u kualifikuar në finale”, është shprehur Azpilicueta. Përballja e Italisë me Spanjën do të zhvillohet të martën në Wembley të Londrës.