Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Finlanda dhe Ukraina kanë ende gjasa për kualifikim

Pesë përfaqësuese kanë avancuar në 1/8 e finales pa luajtur fare të hënën. Franca, Anglia, Çekia, Suedia dhe Zvicra e kanë të sigurt kualifikimin, pasi i kanë nga katër pikë dhe nuk do të përfundojnë më poshtë se vendi i tretë në grup.

Rezultatet në ndeshjet e fundit në grupet B dhe C kanë lënë Finlandën dhe Ukrainën në vendet e treta në grupet përkatëse me nga tri pikë. Kjo do të thotë se të gjitha ekipet me nga katër pikë e kanë të garantuar kualifikimin si të paktën katër prej përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Finlanda e Ukraina megjithatë nuk janë eliminuar ende.

Rezultatet në grupin D të martën dhe në grupin E të mërkurën, mund të lënë përfaqësueset e vendit të tretë në këto grupe me nga vetëm dy pikë.