Paul Pogba është bërë futbollisti i fundit që ka hequr një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave, duke larguar një birrë që i ishte vënë përpara për konferencën për media pas fitores ndaj Gjermanisë të martën.
Pogba është kapur nga kamerat teksa heq shishen e birrës, ndërsa videoja menjëherë është bërë virale në rrjete sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeprimi i Pogbas erdhi pak ditë pasi superylli portugez Cristiano Ronaldo hoqi “Coca-Colën” e vendosur në tavolinën e konferencave për media.
36-vjeçari tashmë e kishte bërë të qartë se i pengojnë pijet e gazuara. Teksa hiqte pijet ai u shpreh “Pini ujë!”
Të martën, Franca mposhti Gjermaninë 1:0 në kuadër të Grupit F në “Euro 2020”.
paul pogba hates heineken
— Vini Johny28 (@ViniJohny28) June 15, 2021
Don't give Paul Pogba Heineken pic.twitter.com/4inexnnO3J