Gjermania ka dominuar në posedim të topit, por ka mbetur pa pikë ndaj Francës, të martën mbrëma.
Franca fitoi 1:0 ndeshjen në Munich, falë autogolit të Mats Hummels. Gjermania ka provuar të barazojë, por pa sukses.
Gjermania ka shpresë të arrijë larg në Evropian, për t’u kthyer në rrugën e sukseseve. Por fillimi nuk duket shumë premtues.
Për më tepër, gjermanët kanë humbur ndeshjen e parë në Evropian për herë të parë në histori. Gjermanët e kishin topin në posedim në 59 për qind të kohës dhe kishin më shumë raste për gol. Por në fakt jo edhe shumë raste konkrete.