Çmimet e konsumit në Kosovë ishin për 6.8 për qind më shtrenjtë në muajin maj sivjet në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së, inflacioni më i lartë ishte në transport, strehim, ujë, energji, gaz e lëndë të tjera djegëse.
“Në muajin maj 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 6,8% krahasuar me muajin maj 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (14,1%), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (13,2%), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,6%), restorante dhe shërbime akomodimi (5,3%), ushqime dhe pije joalkoolike (5,1%), shëndetësi (4,1%), mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,6%), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,0%), rekreacion, sport dhe kulturë (2,7%), veshje dhe këpucë (2,4%) dhe informacion dhe komunikim (0,2%). Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin: shërbimet arsimore (-0,6%)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në krahasim me prillin sivjet, inflacioni ka rënë për 0.4 për qind. Në prill, çmimet ishin 7.5 për qind në krahasim me vitin e shkuar.
-
Çmimet në qershor u rritën 6 për qind krahasuar me vitin që shkoi
-
Inflacioni në maj rritet për 6.8 për qind
-
Çmimet në prill u rritën për 7.5 për qind
-
Inflacioni s’ka të ndalur, çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e shkuar
-
ASK: Në muajin korrik inflacioni ishte 6.5%, çmimet e transportit u rritën për 17.8%