Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë në vitin 2024 ishte më i lartë për afërsisht 1.6 për qind krahasuar me vitin 2023.
ASK-ja ka njoftuar se ngritja e çmimeve është vërejtur te biletat e fluturimit (10.8%), kafeja, çaji dhe kakao (8%), pijet alkoolike (6.9 %), mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,5%); shërbime financiare (5,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,3%); mjete të kuzhinës (5,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,1%); pemë (4,8%); gazeta, libra dhe materiale për zyre (4,6%); veshje (4,0%); kujdes personal (3,7%); energji elektrike (3,4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,5%); shërbime hoteliere (2,0%); dhe mish (1,9%), me një ndikim të përbashkët prej 2,0 për qind në IHÇK.
E rënia e indeksit të çmimeve të harmonizuara u vërejt te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-4,4%) dhe blerje e automjeteve (-1,8%), me një ndikim të përbashkët prej (-0,4 për qind) në IHÇK.
