Ekipi i Kosovës në videolojën CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar 2:1 në harta ndaj ekipit Endpoint në kuadër të turneut “BetBloom Playlist Urbanistic”.
BNE-ja fitoi 16:9 në “Mirage” , ndërsa pësoi 16:10 në “Overpass”. Në mapin vendimtare “Inferno” triumfoi 16:12.
BNE-ja ka bilanc prej 2 fitore e një humbje dhe është afër të kalojë në fazën nokaut të këtij turneu, në të cilin fituesi i merr 165 mijë dollarë.
Të martën mbrëma BNE-ja pësoi 2:0 në mapa nga ekipi rus Aurora në finale të turneut “CCT South Europe Series 3”.
Duke përfunduar në vend të dytë fitoi 10 mijë dollarë.