Dokumente

Procedura e pajisjes me patentë-shofer

Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me patentë-shoferi të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive pas dhënies së provimit

Bazë juridike: Udhëzimi Administrativ (MPB)-Nr. 02/2017-Për Procedurën e Pajisjes me patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive pas dhënies së provimit bëhet personalisht nga qytetari në Qendrën për Pajisje me Dokumente–MPB.

Kërkohen këto dokumente:

  • kopja e certifikatës së dhënies së provimit;
  • kopja e letërnjoftimit me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit;
  • kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive, në rast të humbjes Raportin Policor;

Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferi të Republikës se Kosovës

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente

Kërkohen këto dokumente:

  • kopjen e patentë-shoferit të UNMIK-ut ;
  • Prezantimi i letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
  • Prezantimi i certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
  • Raporti policor (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera të lartpërmendura në rast se pala ka humbur patentë-shoferin e UNMIK-ut);

Për ndërrimin e patentë-shoferit të ish RFJ-së - Brenda Kosovës me patentë-shofer të Republikës se Kosovës

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:

  • kopjen e patentë-shoferit të ish RFJ-së (nëse e posedon qytetari);
  • kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
  • certifikata mjekësore për patentë-shoferi;
  • Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin për patentë shoferin e ish-RFJ i nënshkruar nga zyrtari i QPD-së ose konfirmimi nga baza e të dhënave për patentë-shoferi;

Për përmirësimin e të dhënave në patentë-shoferi të Republikës së Kosovës

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:

  • kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës.
  • kopjen e patentë-shoferit të Republikës së Kosovës të lëshuar me gabime.
  • kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.

Korrigjimin-ndryshimin e të dhënave në patentë-shofer mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale, ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.

Për pajisje me patentë-shoferë të Republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose dëmtimit

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:

  • Raporti policor për humbjen e patentë-shoferit;
  • Prezanton origjinalin e letërnjoftimit me afat vlefshmërie;
  • Prezanton patentë-shoferin në rast dëmtimi dhe bashka ngjet kopjen e tij;

Për vazhdimin e patentë-shoferit të Republikës së Kosovës

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me Dokumente

Kërkohen këto dokumente:

  • Prezanton patentë-shoferin dhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
  • Prezanton certifikatën mjekësore për patentë-shoferi.
  • Raporti-Policor. Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur patentë-shoferin e RKS-së me afat të skaduar.

Ndërrimi i patentë-shoferit të lëshuar nga shtetet e huaja anëtare të BE-së me patentë-shoferi të Republikës se Kosovës

Bazë juridike Udhëzimi Administrativ (MPB) Nr. 07/2017-MPB për ndërrimin e patentë-shoferëve të huaj në patentë-shoferë të Republikës së Kosovës.

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:

  • Përkthimi i patentë-shoferit të huaj në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyesi i autorizuar;
  • Për shtetasit e Republikës së Kosovës dorëzohet kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat të vlefshmërisë, ndërsa për shtetasit e huaj, kopja e leje qëndrimit;
  • Me rastin e aplikimit, pala dorëzon origjinalin e patentë-shoferit të huaj, në rast të shtimit të kategorive edhe origjinalin e patentë-shoferit të RKS-së , dhe duhet të prezantojë origjinalin e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose leje qëndrimit;
  • kopja e certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
  • kopja e certifikatës mbi dhënien e provimit (ky dokument kërkohet vetëm për rastet e testimit për patentë-shoferë të huaj sipas ligjit në fuqi);

Pagesa për pajisje me patentë-shoferi të Republikës së Kosovës në procedurë të rregullt është 15 Euro:

Ndërsa për procedurë urgjente pagesa shtesë në vlerë prej 50 Euro:

Aplikimi online

Kliko këtu