Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje/tërheqje të pasaportës dhe patentë-shoferëve.
Siç njofton kumtesa nga MPB-ja, me këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës do të ju mundësohet:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo1.1. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me pasaportë mund të bëhet edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
1.2. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
1.3. Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal.
“Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.