Ministria e Punëve të Brendshme në një njoftim të ri të lëshuar të mërkurën ka bërë të ditur se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024.
Përmes njoftimit, është bërë e ditur se të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.
“Në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente: Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës, Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer”, thuhet në njoftim.
Sipas MPB-së, certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€). Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjatë pesëmbëdhjetë (15) ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Qeveria ua mundëson serbëve që patentë shoferët ilegalë t’i zëvendësojnë me ata RKS
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i...-
Me patentë shoferë të Kosovës u pajisën 6.509 serbë
-
Vetëm edhe sot afat për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS
-
“Kërkesat e shumta” zgjatin afatin për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS
-
3941 serbë kanë aplikuar për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
-
2.294 serbë aplikuan për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS