Dokumente

Pajisja me letërnjoftim të Kosovës

1. Ku aplikohet për letërnjoftim (LNJ.) të Kosovës?

Në Qendrën Komunale për Pajisje me Dokumente (QPD) mund të aplikoni në çdo QPD të Kosovës, apo edhe jashtë zyrës së QPD-së (sipas neni 10).

Procedurat apo llojet e aplikimit për pajisje me letërnjoftim:

Për herë të parë, për ripërtërije / ndërrim të dhënave, në rast të humbjes/vjedhjes apo konfiskimit, dëmtimit, skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit.

Çfarë kërkohet për pajisje me letërnjoftim të Kosovës?

2. Nëse aplikon për herë të parë, dhe jeni i moshës 16 -18 vjeç: (Përjashtimisht personat e kësaj moshe që kanë fituar zotësinë e plotë të veprimit me vendim nga organi kompetent)

Duhet të jetë prezent personalisht dhe i shoqëruar nga njëri prind apo kujdestari.

Aplikuesi sjell - prezanton në origjinal këto dokumente si në vijim:

  • Ekstraktin e lindjes origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje për aplikim apo nëse ka pasaportë të RKS dhe nuk ka ndërrim të të dhënave, mund të aplikojë vetëm me pasaportë, duke e dorëzuar kopjen e pasaportës.
  • Pasaportën e RKS si fëmijë, (nëse e posedoni, në rast të humbjes – raporti policor)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
  • Vendimi për fitim të shtetësisë (i lindur jashtë RKS-së dhe ka fituar shtetësinë)
  • Prindi, apo kujdestari prezanton dokumentin e vet të identifikimit të vlefshëm të RKS (një kopje).

2.1. Ripërtërije/ndërrim të të dhënave, humbje apo konfiskim apo dëmtim i LNJ., si në vijim:

  • Ta prezantojë letërnjoftimin, origjinal për shikim dhe ta dorëzojë një (1) kopje, atëherë kur aplikohet për ripërtëritjen.
  • Në rast të ndërrimit të të dhënave në letërnjoftim kërkohet edhe ekstrakti i lindjes.
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
  • Raportin për konfiskimin (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese/plotësuese)
  • Dokumenti i dëmtuar - tregohet (një kopje)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)

3. Procedura e aplikimit për Letërnjoftim nga mosha 18-vjeçare, (Për herë të parë, për ripërtërije/ndërrim të dhënave, në raste humbjes/vjedhjes apo konfiskimit, dëmtimit, qoftë i Kosovës apo i UNMIK-ut, pas skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit të LNJ.).

Duhet të jeni prezent personalisht dhe të prezantoni në origjinal dokumentet si në vijim:

3.1. Kur aplikoni për herë të parë për LNJ.:

  • Ta prezantojë ekstraktin e lindjes në origjinal në shikim e të dorëzojë një (1) kopje,
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)

3.2. Aplikim për ripërtërije/ndërrime të të dhënave, humbje/vjedhje apo konfiskim, dëmtuar

  • Ekstraktin e lindjes, një (1) kopje, (nëse ka ndërrim të të dhënave)
  • Ta prezantojë letërnjoftimin/pasaportën e RKS origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
  • Raportin për konfiskimin (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
  • (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
  • Dokumenti i dëmtuar - tregohet (bëhet një kopje)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)

Shënim: në rast të çfarëdo dyshimi, dokumentet origjinale duhet të sillen me vete, si dhe mund të verifikohen (nëse dyshon zyrtari).

4. Sa kushton letërnjoftimi dhe për sa ditë lëshohet?

  • Me procedurë të rregullt kushton 10 euro, lëshohet për 1-15 ditë
  • Me procedurë të shpejtuar, 10 + 50 euro, lëshohet për 1-72 orë

Shënim: Rastet të cilat shkojnë në Komision/apo në Sektor për rishqyrtim, apo mund të marrin më shumë kohë!

Sipas U. A. 05/2018 lëshuar nga MPB, aplikim bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar në këto raste si në vijim;

Letërnjoftimi procedohet prodhohet, dhe merret brenda 72 orëve me një pagës plus (+) 50 euro.

Bëhet pagesa dhe plotësohet formulari.

Po ashtu LNJ. merret -me procedurë të përshpejtuar pa tarifë shtesë (pa 50 €) në këto raste si në vijmë:

  • rastet urgjente mjekësore,
  • udhëtimet zyrtare, dhe udhëtimet që konsiderohen me interes për shtetin, dhe institucionet, si në sport, kulturë,
  • dhe në disa raste të tjera humanitare, ekonomike.

Të gjitha këto procedura/lloje aplikimi duhet të dëshmohen me dokumente të vlefshme nga institucione përkatëse, si në vijim:

  • Raport nga mjeku apo nga spitali,
  • Vërtetim apo konfirmim nga institucioni më i lartë

Tërheqja/marrja e LNJ. (dhe kush tjetër mundë ta tërheqë):

  • Personalisht nga aplikuesi, apo nga
  • përfaqësuesi ligjor apo i autorizuari tij, nga anëtari i ngushtë i familjes.

Prezantohen këto dokumente,

  • Letërnjoftimi paraprak (nëse ka)
  • Raportin e policisë (në raste të humbjes/vjedhjes pas aplikimit)
  • Dokumentin Identifikues të përfaqësuesit ligjor apo të autorizuarit të tij
  • Dëshminë për përfaqësim ligjor nga organi kompetent
  • Dokumenti identifikues i familjarit të ngushtë, si dhe
  • Ekstrakti i lindjes/certifikatë martese, dëshmi tjetër që dëshmon lidhjen familjare.

Shënim; Letërnjoftimi ruhet /mbahet në QPD deri në tërheqjen e tij nga aplikuesi,- deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së tij.