Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim nga shtetësia për personat madhorë
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia për persona madhorë parashtrohet në Zyrën e Gjendjes Civile personalisht sipas vendbanimit të fundit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t’i jepet
- Certifikatën e lindjes
- Kopje të dokumentit të identifikimit
- Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj ku banon
- Dëshmi për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës
- Dëshmi që i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit (dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës dhe nga zyra komunale e tatimit në pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
- Dëshminë nga qendra komunale për punë sociale që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe nga Policia e Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj
- Dëshmi nën betim që shtetasi që kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë së Kosovës, pjesëtar i forcës së sigurisë së Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit të Kosovës për Inteligjence.
- Në rast se komisionet vendos për lirim nga shtetasit nga shtetësia e Republikës së Kosovës shtetasi në fjalë është i obliguar të prezantojë dëshminë për pagesën e taksave administrative në shumë prej 150 euro.
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia i/e të miturve
Kërkesa për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia e të miturve parashtrohet përmes prindërve apo njërit prind dhe bëhet në të njëjtën kërkesë të parashtruar nga prindërit apo prindi në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit (të fundit) të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t’i jepet
- Certifikatën e lindjes së të miturit
- Certifikatën nga regjistrat e gjendjes civile të prindërve
- Dëshmi për vendbanimin/vendqëndrimin të shtetit të huaj ku banon
- Dëshmi për vendbanimin e fundit të prindërve në Republikën e Kosovës
- Kopja e dokumentit të identifikimit të të miturit nëse e posedon
- Kopjen e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve
- Deklaratën e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar
- Pajtimi i të miturit më i vjetër se 14 deri në 18 vjet.
- Ne rast se përkujdesjen e fëmijës së mitur e ka njëri prind dëshmitë duhet të plotësohen vetëm nga njëri prind që e ka përkujdesjen e fëmijës së mitur. Në këtë rast kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe dëshmia me të cilin vërtetohet se prindit në fjalë i është besuar përkujdesja ndaj fëmijës së mitur
- Në rast se komisionet vendosin për lirim e fëmijës së mitur nga shtetësia e Republikës së Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar të prezantojë dëshminë për pagesën e taksave administrative në shumë prej 50 euro.
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
- Kjo procedure vlen edhe për fëmijët e adaptuar
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë se Republikës së Kosovës me lirim, të fëmijëve sipas nenit 7.2 te ligjit për shtetësinë e Kosovës
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te fëmijës sipas nenit 7.2 të Ligjit për Shtetësinë e Kosovës (në raste se të paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija të ketë mbushur moshën 7-vjeçare dhe prindi në fjalë nuk është shtetas i Republikës se Kosovës, me kërkesë të prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës së Kosovës me kushte që me humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës fëmija të mos mbetet pa shtetësi) bëhet nga prindërit apo njëri prind në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit të fëmijës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dëshmitë si në vijim:
- Certifikatën e lindjes së fëmijës
- Dëshminë për vërtetimin e atësisë/amësisë
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë, të shtetit shtetas të të cilit janë prindërit apo njëri prind
- Garancionin (provën) se fëmijës do t’i jepet shtetësia e prindërve apo njërit prind
- Kopjen e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve apo njërit prind
- Kopja e dokumentit të udhëtimit të fëmijës nëse e posedon
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë
- Në rast se komisionet vendosin për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës të fëmijës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar të prezantojë dëshminë për pagesën e taksave administrative në shumë prej 50 euro.
Aplikimi në misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës
Në rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike ose konsullore të Republikës së Kosovës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyrë që kërkesën e parashtruar t’ia përcjelle MPB (Zyra për Shtetësi).
Aplikimi në përfaqësi diplomatike apo konsullore do të behet në kohen kur do te bëhen funksionale përfaqësitë diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës.
Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim
Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë se Kosovës me lirim bëhet nga Komisioni për Shtetësi i MPB-së.
Komisioni për shtetësi në kuadër të MBP-së pas shqyrtimit të kërkesës me dokumentet e bashkangjitura nxjerr vendimin përkatës brenda 30 ditësh.
Pala e pakënaqur kundër vendimit ka të drejte ankese në Komisionin për shqyrtimin e ankesave të shtetësisë në kuadër të MPB-së brenda 30 ditësh. Kundër vendimit të komisionit për shqyrtimin e ankesave mund të iniciohet procedurë gjyqësore në gjykatën kompetente.
Refuzimi i kërkesës për lirim nga shtetësia e Kosovës
Komisioni për Shtetësi refuzon kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës nëse shtetasi që kërkon lirimin nga shtetësia është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë së Kosovës, pjesëtar i Forcës se Sigurisë së Kosovës apo pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ose lirim nga shtetësia është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme ose të marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Garancioni
Me kërkese të shtetasit i cili kërkon lirim nga shtetësia e Kosovës, Komisioni për shtetësi i MPB-së mund t’i lëshojëë shtetasit në fjale një garancion me të cilin garantohet se shtetasi i plotëson kushtet për lirim nga shtetësia sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës dhe do t’i miratohet kërkesës për lirim nga shtetësia, nëse shtetasi në fjale praqet dëshmi për fitimin e shtetësisë së një shteti tjetër, përkatësisht paraqet garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do të fitojë shtetësinë e atij shteti, nëse lirohet nga shtetësia e Republikës së Kosovës.