Procedurat e fitimit te shtetësisë me lindje ne baze te origjinës kur te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës
Shtetësia e Republikës se Kosovës fitohet me lindje nëse ne kohen e lindjes se fëmijës te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës.
Regjistrimi i Shtetësisë ku vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i njëjte, behet sipas detyrës zyrtare nga Zyrtari i Gjendjes Civile ne komunën përkatëse. Regjistrimi i Shtetësisë se fëmijës kur vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i ndryshëm behet ne vendbanimin e prindërve me kërkesën e palës (prindërit apo kujdestaret).
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
Procedurat e fitimit të shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind është shtetas i Kosovës
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes se fëmijës
- Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve në Kosovë.
- Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri në 18 vjeç.
- Pajtimi me shkrim i prindërit me shtetësi tjetër i vërtetuar ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi në fjalë nuk e jep pajtimin e tij/saj/
Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi
Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
- Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
- Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e tij/saj/
Procedura e fitimit te shtetësisë nëse fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por te dy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitojë shtetësinë e Kosovës.
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por të dy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitojë shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Zyrën komunale të Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës. Kjo dispozitë duhet të ushtrohet para se fëmija të ketë mbushur moshën 14-vjeçare.
Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, në këtë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-së, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi në fjalë nuk e jep pajtimin e tij/saj/.
Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Kosovës
Në rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur në territorin e Republikës së Kosovës prindërit të cilët janë të panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare në Regjistrin e Shtetësisë.
Procedura e fitimit të shtetësisë kur fëmija është i lindur në Kosove ndërsa prindërit kanë shtetësi tjetër por kane leje qëndrimit të vlefshëm në Kosovë
Në rastet kur fëmija është i lindur brenda territorit të Republikës së Kosovës ndërsa prindërit e tij kanë shtetësi tjetër por kanë leje qëndrimit të vlefshëm në Republikën e Kosovës, fëmija mund të fitojë shtetësinë e Kosovës me pëlqimin e të dy prindërve.
Kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet bashkangjitur:
• Certifikata e lindjes së fëmijës
• Kopjet e dokumenteve të identifikimit dhe dëshmi e vlefshme të qëndrimit në Republikën e Kosovës për të dy prindërit.
• Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, në ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-së, siguron që fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.
Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë së Kosovës me natyralizim
Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
- Dëshmi e lejes së përhershme të qëndrimit për 5 vite
- Dëshmi qe i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
- Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve të tij
- Dokument qe dëshmon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosovës. Si dhe organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo më të vjetër se 6 muaj.
- Vërtetim nga Policia e Kosovës
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
- Dokument i vlefshëm identiteti në kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit që duket qartë.
- Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Taksa administrative në rast të fitimit në shumë prej 150 euro.
Procedura e aplikimit për fitim e shtetësisë së Kosovës me natyralizim i/e bashkëshortit
Kërkesa e personit të huaj i cili është bashkëshort i shtetasit të Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor në Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur:
- Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon së paku 3 vite lidhje të vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
- Dëshmi për banimin e ligjshëm në Republikën e Kosovës për së paku 1 vit para se të bëhet parashtrimi i kërkesës.
- Dëshmi që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
- Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosovës. Si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj.
- Vërtetim nga Policia e Kosovës
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
- Dokument i vlefshëm identifikimi.
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Taksa administrative në raste të fitimit në shumë prej 150 euro
Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i fëmijës së mitur të personit të natyralizuar
Fëmija i mitur nën moshën 18-vjeçare i parashtruesit te kërkesës për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me natyralizim në bazë të natyralizimit të prindërve të tij. Parashtrimi i kërkesë për të miturin duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për natyralizim të prindit dhe të parashtrohet nga prindi i tij apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor në Zyrën e Gjendjes Civile në komunën ku banon parashtruesi i kërkesës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Dokumente zyrtare të vlefshme të prindërve, të cilët dëshmohet identiteti i tyre
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
- Taksa administrative në shumë prej 50 euro.
Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.
Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë me natyralizim të personit që ka humbur shtetësinë e Kosovës
Kërkesa për fitimin e shtetësisë me natyralizim të personit që ka humbur shtetësinë e Kosovës me lirim nga shtetësia parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur në Zyrën e Gjendjes Civile, sipas vendbanimit të fundit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile të prindit
- Kopje të dokumenteve të identifikimit të të dy prindërve
- Dëshmi që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
- Dëshminë që nuk është nën hetime dhe që nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj.
- Vërtetim nga Policia e Kosovës
- Dëshmi që posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës
- Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
- Pajtimi i fëmijës më të vjetër se 14 deri në 18 vjeç
- Taksa administrative në shumë prej 150 euro, ndërsa për persona të mitur në shumën prej 50 euro.
Aplikimi në misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës
Në rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësive diplomatike ose konsullore te Republikës së Kosovës që kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit të kërkesës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyrë që kërkesën e parashtruar t’ia përcjellë tek organi kompetent. Në bazë të kërkesës nëpunësit konsullor mund të ndihmojnë Ministrinë e Punëve te Brendshme me marrjen e dëshmive që kanë të bëjnë me kërkesën, në pajtim me kompetencat e tyre që dalin nga Ligji për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës se Kosovës. Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe Udhëzimet tjera të Ligjit për Shtetësinë e Kosovës.