Pas incidentit në oborrin e një shkolle fillore në kryeqytet, nxënësit e 4 gjimnazeve të Prishtinës u bënë bashkë për të organizuar një protestë përmes së cilës do të bënin thirrje për siguri në shkolla.
Më shumë se 1.500 nxënës nga shkollat “Sami Frashëri”, “Eqrem Çabej”, “Ahmet Gashi”, “Xhevdet Doda”, u mblodhën për të marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Ibrahim Rugova”, duke mbajtur kështu në duar pankarta me mesazhe te ndryshme.
Për disa ditë shumë të rinj ishin angazhuar në organizimin e kësaj proteste, pjesë e së cilës u bënë edhe fytyrat publike, si ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe reperi i njohur MC Kresha.
Për më shumë ndiqeni videon.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbahet marshim i nxënësve në Prishtinë pas rastit të sulmit seksual në shkollë
-
Studentët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut
-
Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit
-
Të martën protestë dyorëshe në shkollën fillore “Pavarësia”