Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse të SHBA-së kundër Paraguait në Los Angeles të shtunën në orën 3 të mëngjesit.
Kështu është raportuar nga mediume të ndryshme, përfshirë “New York Times”.
Trump nuk pranoi të komentoj mbi këto raportime, duke i thënë “AFP” vetëm se “sigurisht” do të marrë pjesë në ndeshjet e Kupës së Botës. Por në cilat ndeshje, ai nuk i specifikoi.
SHBA-ja është në Grupin D së bashku me Paraguain, Australinë dhe Turqinë.