Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Trikët e portierit të Zvicrës - vazelina dhe tetë palë dorëza

Gregor Kobel

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, është prej më të mirëve te helvetikët. 

Ai e ka pranuar vetëm një gol në tri ndeshje. 

Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, Kobel ka treguar se ka bërë diçka të çuditshme për këtë botëror. 

Ai i lyen duart me vazelinë, ndërsa me vete në Kupë të Botës ka marrë tetë palë doreza. 

Ai thotë se shpreson që t’i përdorë të gjitha, pasi e sheh Zvicrën në finale të Botërorit. 

Kobel ka treguar se gjatë ekzekutimit të penalltive nuk mban shënime për kundërshtarët. Thotë se i beson intuitës, pasi e sheh si aspektin më të rëndësishëm në lojë.