Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Te Spanja të lumtur që përfunduan miqësoren pa lëndime

Spanja

Përzgjedhësi Luis de la Fuente ishte i lumtur që Spanja e kaloi miqësoren e fundit në shtëpi pa lëndime. Ai e shfrytëzoi mundësinë për t’u dhënë debutimin disa të rinjve, ndërsa theksoi se intensiteti do të rritej edhe më shumë pasi skuadra të arrijë në SHBA për Kupën e Botës.

Spanja u ndal në barazim 1:1 me Irakun, të enjten mbrëma në La Coruna. Por luajti me formacion të kombinuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pa lëndime, kjo është e rëndësishme”, tha De la Fuente.

Spanja e ka edhe një miqësore me Perunë para Botërorit.

Spanja ka pushuar shumicën e yjeve. Dhe lojtarë si Marc Bernal, Jon Martin, Gonzalo, Turrientes, Javi Guerra, Marc Pubill, Javi Rodriguez dhe Leo Roman debutuan me përfaqësuesen seniore.

“Të gjithë e merituan. Ndeshja na lejoi t’u jepnim debutimin lojtarëve që e meritonin shansin. Na ndihmuan shumë. Ata janë lojtarë për të ardhmen dhe do t’i shohim së shpejti në ekipin senior. Një tjetër objektiv i arritur”, ka thënë De la Fuente.