Selektori i Egjiptit, Hossam Hassan ka dhënë tjetër deklaratë të fortë për zhvillimet në ndeshjen ndaj Argjentinës. Egjipitianët vlerësojnë se janë dëmtuar shumë nga arbitri.
Argjentina fitoi 3:2 dhe avancoi në çerekfinale. Ishin disa situata të dyshimta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jeta është e padrejtë. Bota është e padrejtë. Në rregull, por pres nuk ka drejtësi në sport? Nuk jam i bindur nga ky rezultat dhe nga mënyra se si u zhvilluan gjërat në këtë ndeshje”, ka thënë Hassan në konferencë për shtyp.
“Gjyqtari ishte i padrejtë. Zoti më mjafton dhe ai i rregullon punët. Gjyqtari shërdoroi përpjekjet e një vendi të tërë. Kupa është drejtuar drejt Argjentinës. Nuk kemi parë respekt apo lojë të ndershme. Një penallti u anulua dhe një incident i dytë që duhejt të ishte kontrolluar për penallti për ne, nuk u shikua as nga VAR-i. Goli i dytë u anulua çuditërisht, për çfarëdo arsye. Duket se ka pasur presion nga pala argjentinase ndaj gjyqtarit që solli këtë “, ka theksuar selektori i Egjiptit.