Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, ka zgjedhur të shtojë mbiemrin “Braut” në fanellën e tij, ndërsa përfaqëson vendin në Kupën e Botës.
Te Manchester City, norvegjezi e ka në fanellë vetëm “Haaland”, që është edhe mbiemri i babait të tij, Alf-Inge.
Por për ndeshjet ndërkombëtare, sulmuesi e ka përfshirë edhe mbiemrin e nënës së tij, Gry Marita Braut, në fanellë.
Në kulturën norvegjeze është e zakonshme që njerëzit të përfshijnë mbiemrat e nënës dhe babait në mbiemrat e tyre.
Alf-Inge Haland është ish-lojtar i Premier Leagues. Gry Marita Braut është ish-atlete elitare.
Në karrierën e hershme te Salzburgu dhe Dortmundi, sulmuesi kishte mbiemër të “dyfishtë”.
Edhe
Si u bë Haalandi superyll i futbollit?
Derisa luante te Dortmundi, hoqi Braut nga fanella dhe vazhdoj njëjtë te Manchester City.
Kur iu kërkua të shqiptonte emrin e tij për qëllime mediatike të Kupës së Botës, 25-vjeçari u prezantua si Erling Braut Haaland.