Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Moti i keq në Florida shtyn ndeshjen Anglia – Kosta Rika

boterori

Moti i keq në Florida, në stadiumin “Inter&Co”, e ka shtyrë ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Kosta Rikës. 

Ky ballafaqim është dashur të nis në orën 22:00. 

Por, do të luhet me një orë vonesë dhe është paraparë të nis në orën 23:00.

Është ndeshje përgatitore për Kupë të Botës për Anglinë, që e nis më 17 qershor me ndeshjen ndaj Kroacisë. 

Në Grupin L janë edhe Gana dhe Panamaja.