Te Përfaqësuesja e Francës kanë nisur problemet, vetëm pak ditë para se të fillojë Botërori.
Shqetësimi i fundit kishte të bënte me një reklamë që ka krijuar tension.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“L’Equipe” ka njoftuar se Kylian Mbappe ishte njëri prej lojtarëve më të zëshëm që kanë dalë kundër Federatës së Futbollit të Francës, pasi lojtarët janë përdorur për të promovuar kompaninë e basteve “Betclic”.
Mbappe për shumë vjet ka dashur t’i ruajë të drejtat e imazhit dhe të mos e lidh veten me kompani të basteve apo të ushqimeve të shpejta, për t’u bërë model për të rinjtë.
Mbappe kishte kundërshtuar edhe në shtator të vitit 2023.
“Ne nuk kemi pasur marrëveshje për të drejtat e imazhit, ushqime të shpejta, promovim të basteve. Ne jemi Përfaqësuesja e Francës dhe jemi model”, kishte thënë ai para dy vjetësh për “Canal+”.
Franca është prej favoriteve për të triumfuar në Kupën e Botës.