Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lojtarët e Anglisë gjejnë strehim pas paralajmërimit për tornado

Anglia - stuhia

Kampi bazë i Anglisë në Kansas City është paralajmëruar për tornado, vetëm pak orë pasi përfaqësuesja arriti në këtë vend. 

Kështu që u është thënë lojtarëve anglezë dhe popullsisë që jetojnë në atë vend, për të siguruar strehim për shkak të stuhisë. 

Tornadoja mund të ketë fuqi edhe deri në 129 km/h, ndërsa sinjalizimet për tornado janë dëgjuar të shtunën në mbrëmje. 

Stuhi në disa vende të SHBA-së ka pasur ditëve të fundit. 

“Strehohuni në një ndërtesë të fortë, larg dritareve. Pasojat mund të jenë vdekjeprurëse pa strehim”, shkruan në paralajmërimin për rezidentët e asaj zone. 

Mediumet britanike kanë raportuar se lojtarët e Anglisë kanë marrë instruksione që të qëndrojnë brenda, ndërsa festivali i tifozëve në qytet është mbyllur më herët për arsye sigurie. 

Edhe Anglisë i kthehen pajisjet e vjedhura Botërori 2026 Anglisë i kthehen pajisjet e vjedhura

Anglia u godit edhe nga vjedhja e rekuizitave para arritjes në Kansas City, pak para se të vinte lajmërimi për tornado. 

Anglia luan ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Grupit L, të mërkurën në Arlington.