Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë

1 muaj më parë / 4 kor 2026 21:04
Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë

Maroku është bërë përfaqësuesja e parë që avancon në çerekfinale të Kupës së Botës. 

Maroku të shtunën mbrëma në kuadër të 1/8 së finales e mposhti Kanadanë me rezultatin bindës, 3:0. 
Maroku të tre golat i realizoi në pjesën e dytë. 

Azzedine Ounahi shënoi për 1:0 në minutën e 50-të. 

Mesfushori i Gironas e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 82-të.

Golin e tretë e shënoi Soufiane Rahimi në minutën e 98-të.

Në çerekfinale, Maroku luan me fituesin e duelit Francë-Paraguai.

Maroku dyfishon epërsinë

1 muaj më parë / 4 kor 2026 20:49
Maroku dyfishon epërsinë

Maroku ka dyfishuar epërsinë ndaj Kanadasë.

Azzedine Ounahi e realizoi golin e dytë në minutën e 82-të.

Maroku shënon ndaj Kanadasë

1 muaj më parë / 4 kor 2026 20:15
Maroku

Maroku ka kaluar në epërsi ndaj Kanadasë. 

Mesfushori Azzedine Ounahi ka shënuar për 1:0 në minutën e 50-të, me asistim të Achraf Hakimit.

Kanadaja dominon pjesën e parë, por s’ka gola

1 muaj më parë / 4 kor 2026 19:55
Kanadaja

Kanadaja ka bërë pjesë të parë më të mirë se Maroku, por gola nuk pati në ndeshjen e parë të rundit të 16 më të mirave.

Maroku mori lajm të keq në minutën e 22-të kur një ndër lotjarët kyç, Ismail Saibari, u detyrua të zëvendësohej shkaku i lëndimit.

Gjithashtu, janë dhënë pesë kartonë të verdhë (dy Kanadaja, tri Maroku), çka tregon për lojë goxha agresive nga të dyja skuadrat.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kanadaja – Maroku

1 muaj më parë / 4 kor 2026 18:12
Kanadaja

FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Kupës së Botës ndërmjet Kanadasë dhe Marokut.

Kjo ndeshje nis në orën 19:00 dhe luhet në Houston.

Formacioni i Kanadasë:

Crepeau, Johnston, De Fougerolles, Bombito, Laryea, Sigur, Eustaquio, David, Oluëaseyi, Buchanan, Ahmed

Formacioni i Marokut:

Bounou, Hakimi, Mazraoui, Diop, Halhal, Bouaddi, Ounahi, Saibari, El Khannouss, El Aynaoui, Diaz.