Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Eliminohet Gjermania, Paraguai në 1/8 e finales

1 muaj më parë / 30 qer 2026 01:43
Gjetna

Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës 2026.

Gjermania humbi 4:3 në penallti ndaj Paraguait në 1/16 e finales të Kupës së Botës dhe u eliminua nga turneu i Kupës së Botës me një paraqitje të dobët.

Portieri Orlando Gill bëri dy pritje kyçe dhe Paraguai mposhti Gjermaninë në penallti pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Paraguai ka bërë befasinë më të madhe të Kupës së Botës 2026 deri më tani, duke avancuar në 1/8 e finales për herë të parë që nga viti 2010.

Paraguai kaloi në epërsi në kohën e rregullt kur Julio Enciso shënoi me kokë në fund të pjesës së parë. Kai Havertz barazoi në minutën e 52-të për Gjermaninë.

Eliminimi i Gjermanisë është përjetuar rëndë nga lojtarët dhe tifozët e saj.

VIDEO: Momentet më të mira nga ndeshja - Golat dhe penalltitë 

Penalltitë vendosin fituesin

1 muaj më parë / 30 qer 2026 01:14
Gjetmani

I hyehw

Penalltitë do ta vendosin fituesin e ndeshjes Gjermani - Paraguai.

Koha e rregullt dhe vazhdimet e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Paraguait, përfunduan baras 1:1.

Në vazhdimin e parë, Gjermanisë iu anulua një gol.

Përfaqësuesja që fiton ndeshjen, kualifikohet në një të tetën e finales së Botërorit.

Gjermanisë i anulohet një gol në vazhdimin e parë

1 muaj më parë / 30 qer 2026 00:58
Germany

Gjermania shënoi gol në vazhdimin e parë prej 15 minutash ndaj Paraguait. Por goli i shënuar nga Jonathan Tah në minutën e 103-të u anulua nga VAR-i pë faull.

Kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe vazhdimi i dytë prej 15 minutash.

Rezultati është 1:1.

Shkon në vazhdime ndeshja Gjermani - Paraguai

1 muaj më parë / 30 qer 2026 00:36
Gjermani

Ka përfunduar baras 1:1 koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Paraguait.

Dueli i 1/16 të finales së Botërorit po luhet në stadiumin “Gillette”.

Paraguai avancoi me golin e Julio Encisos në minutën e 42-të, derisa Gjermani barazoi rezultatin me golin e Kai Havertzit në minutën e 54-t.

Gjermania barazon rezultatin

1 muaj më parë / 29 qer 2026 23:49
Gjetmani

Pas iniciativës në pjesën e dytë, Gjermania ka barazuar rezultatin ndaj Paraguait. 

Kai Havertz realizoi për 1:1 në minutën e 54-t. Ai shënoi me asistim të Florian Wirtzit.

Mbyllet pjesa e parë, Gjermania befasohet nga Paraguai

1 muaj më parë / 29 qer 2026 23:28
Gjermani – Paraguai

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjermani – Paraguai.

Gjermania ka pranuar gol në minutën e 42-të të ndeshjes ndaj Paraguait.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar nga lojtarët e Paraguait, Julio Enciso realizoi golin e epërsisë 1:0.

Ndeshja për avancim në një të tetën e finales të Kupës së Botës po luhet në stadiumin “Gillette”.

Gjermania befasohet në fundin e pjesës së parë

1 muaj më parë / 29 qer 2026 23:15
gjermani

Gjermania ka pranuar gol në minutën e 42-të të ndeshjes ndaj Paraguait.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar nga lojtarët e Paraguait, Julio Enciso realizoi golin e epërsisë 1:0.

Ndeshja për avancim në një të tetën e finales të Kupës së Botës po luhet në stadiumin “Gillette”.

Undav titullar, Musiala në stol

1 muaj më parë / 29 qer 2026 21:27
Deniz Undavi

Jamal Musiala është lënë në stol te Gjermania që synon avancimin për herë të parë pas 12 vitesh në një të tetën e finales të Kupës së Botës 2026.

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka inkuadruar në vend të Musialas, Deniz Undavin, i cili do të formojë dyshen e sulmit me Kai Havertzin.

Ndeshja Gjermani – Paraguai zhvillohet sonte nga ora 22:30 në stadiumin “Gillette”.

Formacioni i Gjermanisë: Neuer, Kimmich, Tah, Rudiger, Broën, Nmecha, Pavloviq, Sane, Ëirtz, Havertz, Undav.

Formacioni i Paraguait: Gill, Caceres, Gomez, Canale, Alonso, Bobadilla, Galarza, Cubas, Almiron, Enciso, Avalos.