Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kush është Bosi, “mbreti i shpejtësisë” në Botëror?

Jordan Bos

FIFA ka publikuar emrat e lojtarëve më të shpejtë të raundit të parë të Kupës së Botës.

Lojtari më i shpejtë i turneut, pas ndeshjeve të para të fazës grupore, ishte mbrojtësi i Australisë, Jordan Bos.

Sipas të dhënave të FIFA-s, mbrojtësi 23-vjeçar i krahut të majtë i Feyenoordit, e arriti shpejtësinë maksimale prej 36.7 kilometra në orë në fitoren 2:0 ndaj Turqisë.

Vetëm dyshja e Manchester Cityt, Erling Haaland i Norvegjisë dhe Abdukodir Khusanov i Uzbekistanit, iu afruan atij, me shpejtësi prej 36.5 km/h.

Prapa kanë mbetur lojtarë si Kylian Mbappe, Son Heung-min dhe Pedro Neto.

Bos kishte katër gola e nëntë asistime me Feyenoordin, ndërsa vlerësohet si Gareth Bale i ri.