Ladislav Krejçi e kaloi në epërsi 1:0 Çekinë, në minutën e 59-të të ndeshjes ndaj Koresë së Jugut. Çekët megjithatë mbetën duarthatë në fund.
Jug-koreanët i realizuan dy gola më pas për fitore 2:1 në ndeshjen e dytë të Botërorit, përkatësisht të Grupit A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHwang In-beom shënoi për 1:1 në minutën e 67-të, kurse zëvendësuesi Oh Hyeon-gyu shënoi golin e fitores në minutën e 80-të. Ai e zëvendësoi yllin Son Heung-Min në minutën e 69-të.
In-beom u shpall më i miri i ndeshjes së luajtur në Guadalajara të Meksikës, në mëngjesin e së premtes, sipas kohës në Kosovë.
Më 18 qershor janë ndeshjet e radhës së Grupit A. Meksika luan me Korenë e Jugut, ndërsa Çekia me Afrikën e Jugut.