Nuk kanë të ndalur reagimet lidhur me vendimin e FIFA-s që lejoi Folarin Balogunin të luajë ndaj Belgjikës, ndonëse në ndeshjen e kaluar të SHBA-së në Botëror u ndëshkua me të kuq.
Pas Federatës së Belgjikës dhe UEFA-s kanë reaguar edhe shumë palë të tjerë. Thuajse të gjithë e vlerësojnë gabim vendimin e FIFA-s për të kthyer me kusht suspendimin prej një ndeshje të futbollistit amerikan.
Ka pasur raportime që vendimi është ndikuar nga telefonata e Donald Trump me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
FIFA-n e kanë kundërshtuar edhe presidenti i federatës gjermane të futbollit, Bernd Neuendorf, komisioneri evropian për sport, Glenn Micallef, selektori i Belgjikës, Rudi Garcia, ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ai i Norvegjisë, Stale Solbakken e shumë e shumë të tjerë.
Me interesim është pritur edhe reagimi i trajnerit të njohur gjerman, Jurgen Klopp.
Edhe
Tjetër zhvillim kundërthënës për rastin Balogun
“Ky është sporti ynë, jo i tyre. Nëse Trumpi dhe Infantino e kanë zgjedhur këtë mes tyre, është çmenduri. Vë në diskutim çdo gjë. Këta dy njerëz, që nuk dinë asgjë për futbollin, nuk do të duhej të kishin asgjë me këtë”, ka thënë Klopp.
Ka reaguar edhe presidenti i federatës italiane, Giovanni Malago dhe shumë njohës dhe ekspertë të futbollit.
-
Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s
-
“Le të presim mëngjesin, ndoshta do të ketë telefonatë nga Shtëpia e Bardhë” - reagime të shumta pas humbjes së SHBA-së
-
Futbollisti më i përfolur i Botërorit kishte pak ndikim në lojën e SHBA-së
-
Tallja e belgëve pas zhvillimeve kundërthënëse: Përmbyseni këtë