Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Japonia ndërron vendin e stërvitjes pas telasheve me fushë

Japonia

Ekipi përfaqësues i Japonisë ndërroi vendin e stërvitjes në Monterrey të Meksikës, pasi lojtarët hasën në një fushë të keqe dhe të dëmtuar.

Delegacioni japonez tha se ka kaluar nga kompleksi stërvitor i skuadrës meksikane, Tigres, në El Barrial, që është fusha stërvitore e Rayados de Monterrey.

Në fushën e re të gjithë ishin të lumtur.

“Fusha e djeshme nuk ishte shumë e mirë. Ishte e fortë, kishte vrima. Nuk ishte mirë”, tha mesfushori japonez Take Cubo.

“Na u desh të ndryshonim sepse lojtarët kishin frikë të bënin ndërhyrje në tokë, të luftonin për top”.

Skandali për fushën stërvitore u bë viral në Meksikë, duke shkaktuar kritika të ashpra ndaj Tigres.
“Fusha tjetër është shumë më e mirë”, ka shtuar Cubo, që luan për Real Sociedadin.

Edhe Skandal para Botërorit, Japonia e pakënaqur me kushte Botërori 2026 Skandal para Botërorit, Japonia e pakënaqur me kushte

“Faleminderit të gjithëve që ndihmuan që kjo të bëhet e mundur”.

Japonia më 8 qershor vendoset në Nashville të SHBA-së.