Irani dhe Zelanda e Re kanë barazuar në ndeshjen e parë të Grupit G në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.
Dy shtetet barazuan 2:2 në ndeshjen në të cilën Zelanda e Re kaloi dy herë në epërsi. Elijah Henry Just realizoi dy golat për Zelandën, në minutat 7 dhe 54. Tek iranianët shënuan Ramin Rezaeian dhe Mohammad Mohebi.
Në Grupin G të gjitha kombëtaret kanë nga një pikë. Pos Zelandës e Iranit, në ndeshjen e parë barazuan edhe Belgjika e Egjipti.