Legjenda franceze Thierry Henry ka kritikuar Cristiano Ronaldon pas barazimit 1:1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026.
Gjatë analizës së ndeshjes në “Fox Sports”, ish-sulmuesi francez vlerësoi se Ronaldo në disa raste e vendosi dëshirën për të shënuar mbi nevojat e ekipit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një gjë është e rëndësishme, njerëz. Ju që po na shikoni nga shtëpia, mbajeni mend: ekipi ka nevojë të shënojë, jo ti”, ka thënë Henry.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998 argumentoi se Ronaldo nuk bëri lëvizjet e duhura pa top për t’u krijuar hapësira bashkëlojtarëve.
“Sepse ai dëshiron të shënojë vetë, futet në zonën ku po lëviz Bruno Fernandes për pasimin prapa dhe kështu e bën më të lehtë punën e mbrojtësve kundërshtarë”, u shpreh Henry.
Sipas tij, reagimi i Bruno Fernandesit në fushë tregoi qartë pakënaqësinë për atë situatë. Henry madje imitoi atë që mendon se mesfushori portugez kishte në mendje në ato momente.
“Lëre topin të kalojë. Bëje një vrapim dhe krijo hapësirë që unë ta shtyj topin në rrjetë”, u shpreh ai.
Ronaldo nuk pati asnjë goditje në portë ndaj Kongos, megjithëse Portugalia si ekip regjistroi vetëm një në të gjithë ndeshjen, golin e Joao Neves në minutën e gjashtë.
Në mbrojtje të paraqitjes së 41-vjeçarit ka dalë trajneri i Portugalisë, Roberto Marzinez. Ai ka thënë se nuk kishte kuptim ta zëvendësonte golashënuesin më të madh në histori kur skuadrës i duhej të shënonte.
VIDEO:
Thierry Henry: 'One thing that's important is that the team needs to score; not you need to score."pic.twitter.com/pkTlY7R0bE https://t.co/5BNlvl0k9K
— Robin Bairner (@RBairner) June 17, 2026