Përfaqësueset pjesëmarrëse në Botëror kanë pasur shumë ankesa për fushat në SHBA.
Leroy Sane i Gjermanisë ka thënë se “i shqetësojnë shumë”.
Dhe për këtë arsye, përfaqësuesja gjermane ka marrë punëtor të veçantë me vete, që do të merret pikërisht me rregullimin e fushave. Emri i tij është Sebastian Breuing.
Gjermania kampin bazë e ka në Winston-Salem.
“Uau, bari është shumë i zbehtë. Është i lodhshëm me të vërtetë”, ka thënë Sane pas stërvitjes së parë. Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka thënë se fusha nuk ka qenë e lagur mirë dhe se nxehtësia e ka bërë shumë të thatë.
Me ardhjen e ekspertit gjerman që kujdeset për fushat, edhe pamja dukej krejtësisht ndryshe, me kualitet më të lartë.

