Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Federata egjiptiane kritikon VAR-in pas humbjes nga Argjentina

Egjipti

Federata e Futbollit e Egjiptit ka kritikuar të mërkurën vendimet e arbitrit në disfatën dramatike 3:2 ndaj Argjentinës. Nga federata egjiptiane kanë thënë se nuk do të heshtin për atë që e përshkruan si “përdorim i papërshtatshëm i sistemit VAR”.

Egjipti ishte duke fituar 2:0 ndaj Argjentinës, por në fund humbi 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas egjiptianëve, disa vendime të arbitrave ndikuan direkt në rezultat.

“Disa incidente vendimtare ngritën shqetësime serioze dhe lanë pyetje të shumta në lidhje me qëndrueshmërinë dhe drejtësinë e vendimeve që ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë federata e Egjiptit në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Një numër ekspertësh dhe analistësh të referimit kanë vënë në pah incidente të diskutueshme dhe me ndikim. Kjo nënvizon rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të integritetit, drejtësisë dhe transparencës në drejtimin e ndeshjeve, veçanërisht në një garë si Kupa e Botës”.

Përzgjedhësi dhe lojtarët e Egjiptit ishin shumë kritikë lidhur me vendimet e arbitrave.