Portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër u bë yll i papritur i Kupës së Botës me shtatë pritje në ndeshjen ndaj Argjentinës.
Argjentina fitoi 3:2 pas vazhdimeve, por rezultati ishte befasues për të gjithë.
Pas ndeshjes, portieri veteran iu afrua Lionel Messit që e shënoi golin e parë dhe bisedoi me të.
“Shkova tek ai dhe ende pa thënë asgjë, ai më përqafoi menjëherë dhe më tha se jam portier shumë i mirë, dhe se njerëzit duhet të jenë krenar me ty”, ka deklaruar portieri Vozinha.
Ai ka thënë se t’i dëgjosh këto fjalë nga superylli argjentinas, është madhështore.
“E falënderova dhe i thash faleminderit, ti je më i miri”, deklaroi Vozinha.
Edhe
Vozinhas i bëhet pritje e veçantë
Vozinha theksoi se e ka siguruar fanellën e Messit dhe se momentet e tilla nuk do t’i harrojë kurrë.
Argjentina do të luajë ndaj Egjiptit në raundin e 16 përfaqësueseve më të mira.