Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ayari shënon dy gola në fitoren e Suedisë, “kërkon falje”

Yasin Ayar

Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres shënuan nga një gol në fitoren 5:1 të Suedisë ndaj Tunizisë. Por ishte Yasin Ayari ai që shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e së hënës në mëngjes.

Ayari, që babain e ka nga Tunizia, nuk festoi. Për më tepër vendosi dy duart në gjoks si shenjë e kërkimit të faljes për tifozët nga Tunizia.

Mattias Svanberg shënoi tjetër gol për Suedinë, ndërsa Omar Rekik e realizoi golin e vetëm për Tunizinë.

Ndeshja i takoi Grupit F të Botërorit.

Ayari shënoi në minutën e shtatë dhe në minutën e 96-të.

Suedia, që mezi u kualifikua në Botëror, ka treguar që megjithatë i takon kësaj ngjarjeje me cilësinë që ka. Në kualifikime ishte e fundit në grup me Kosovën.

Edhe Golat ndaj vendit të origjinës e prezantojnë Ayarin para botës Botërori 2026 Golat ndaj vendit të origjinës e prezantojnë Ayarin para botës

Isak e Gyokeres pos golave e kishin edhe nga një asistim. Besfort Zeneli qëndroi në stol te Suedia.