Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Xhaka e Shaqiri mposhtin Serbinë

Zvicra ka arritur të mposhtë Serbinë në një ndeshje të zjarrtë në Rusi.

Ishin dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që me paraqitje fantastike e mposhtën Serbinë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mitroviq kishte kaluar Serbinë në epërsi në minutën e pestë, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë në skenë dolën dyshja shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Xhaka në minutën e 52 “bombardoi” Serbinë me një goditje të fuqishme. E në minutën e 90 Xherdan Shaqiri me një mjeshtëri të jashtëzakonshme dërgoi topin në rrjetë.

Zvicra tani ka katër pikë dhe mban vendin e dytë në Grupin E, dhe tani me gjasa të mëdha për të kaluar fazën e grupeve. Serbia në vendin e tretë ka vetëm një pikë. Brazili është në vendin e parë me katër pike e Kosta Rika pa pikë në vendin e fundit.


Xhaka “bombardon” Serbinë, feston me shqiponjë

Zvicra ka barazuar shifrat ndaj Serbisë me një supergol të Granit Xhakës.

Xhaka me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit, transmeton Koha.net.

Ai shënoi në minutën e 52, ndërsa festoi duke e bërë simbolin e shqiponjës.


Zvicra mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Serbisë

Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, me epërsinë e kësaj të parës.

Ishte Mitroviq ai që i dha epërsinë Serbisë duke shënuar në minutën e pestë me një goditje me kokë, transmeton Koha.net.

Rastet më të mira për Zvicrën i pati Blerim Xhemaili, i cili nuk arriti t’i shfrytëzojë tri raste të mira në këtë takim, por pa rezultat.


Serbia kalon në epërsi ndaj Zvicrës

Serbia ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës, 1 me 0.

Ishte sulmuesi i Newcastle Unitedit, Aleksandar Mitroviq ai që shënoi me kokë në minutën e pestë, transmeton Koha.net.

Ai shënoi pas asistimit nga Tadiq.


Nis ndeshja Serbi – Zvicër

Ka nisur ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, me të dyja ekipet që duan fitoren nga kjo ndeshje.

Në radhët e Zvicrës nga minuta e parë luajnë edhe katërshja e shqiptarëve, Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili, transmeton Koha.net.

Zvicra vjen pas barazimit ndaj Brazilit, kurse Serbia pas fitores ndaj Kosta Rikës.