Trajneri i Brazilit është shprehur i pakënaqur me epilogun e takimit kundër Zvicrës, të cilën të përzgjedhurit e tij nuk arritën ta mposhtin, pavarësisht lojës së mirë dhe shumë rasteve të krijuara për shënim.
“Ne kishim shumë topa jashtë objektivit, po të ishim pak më shumë të fokusuar ne mund të kishim bërë që portieri të ketë më shumë punë. Sigurisht që pritja ime ishte të fitojmë një fitore dhe natyrisht që nuk jam i kënaqur me rezultatin. Goli i Zvicrës nuk ka të bëjë me pozicionimin, ishte një faull”, tha Tite.
Artikuj të ngjashëm