Granit Xhaka ka udhëhequr Zvicrën në fushë ndaj Brazilit. Me gjithë luftën e madhe, Zvicra humbi 1:0 nga Brazili, me gol të pësuar në minutën e 83-të.
Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, është ndarë i kënaqur me paraqitjen.
“Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga i gjithë ekipi. Brazili ka kualitete të mëdha. Në defanzivë kemi luajtur mirë në shumicën e kohës. Brazili nuk ka pasur raste të pastra për shënim. Te goli i pranuar nuk kemi mundur të bëjmë shumë. Për mendimin tim, ne kemi përmirësuar paraqitjen në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?
-
Xhaka sërish ua tërheq vërejtjen bashkëlojtarëve te Zvicra
-
Xhaka me deklaratë të fortë pas barazimit me Australinë
-
Xhaka thotë se ndeshjet me Kosovën janë gjithnjë të veçanta
-
Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0