Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, pas shortit të hedhur në Doha të Katarit, ka folur menjëherë dhe e ka vlerësuar Grupin G, si shumë të vështirë.
Brazili është në këtë grup bashkë me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.
“Nëse i sheh rezultatet e fundit të kundërshtarëve tanë, do të na duhet punë e madhe për t’u përballur me sukses me ta. Kam parë ndeshjen kualifikuese të Zvicrës kundër Italisë, paraqitje e nivelit botëror, ndeshje e nivelit të lartë. Duhet të jemi në nivelin më të lartë”, ka theksuar përzgjedhësi i pesë herë kampionit të Botës, Tite.