Sulmuesi gjerman Nils Petersen ka ndërtuar reputacionin si super-rezervist, pasi mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në Bundesligë pas inkuadrimit nga banka e rezervistëve dhe shpreson që në të njëjtën mënyrë të jetë i suksesshëm edhe në kampionatin botëror "Rusia 2018".
Me 20 gola të shënuar në Bundesligë si rezervist, 15 prej tyre këtë sezon, 29-vjeçari mban rekordin e të gjitha kohërave në ligë, kurse nominimi për të qenë pjesë e listës preliminatore të Përfaqësueses së Gjermanisë në botëror ishte befasi e këndshme, ndonëse pati një edicion fantastik me fanellën e Freiburgut, shkruan sot Koha Ditore.
"Mendoj se statistikat nuk gënjejnë dhe se gjithmonë kam operuar si xhoker, ndonëse këtë edicion kam pasur një imazh më të mirë në përgjithësi për shkak të numrit të golave që e kam shënuar", thotë Petersen, që nuk e ka asnjë paraqitje me Përfaqësuesen A të Gjermanisë dhe që në vitin 2016 fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Rio de Janeiro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)