Legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose, shpreson që Lionel Messia të jetë ai që do ta thyej rekordin për gola të shënuar në Kupën e Botës.
Klose është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve me 16 gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMessi me Argjentinën e nis mbrojtjen e titullit të martën. Messi mund të vendos rekord për paraqitje në Botëror.
Ai mund të bëhet lojtari i parë që ka luajtur gjashtë Kupa të Botës, rekord që pritet ta arrijë edhe Cristiano Ronaldo me Portugalinë.
Kapiteni 38-vjeçar ka shënuar 13 gola për Argjentinën në pesë Kupa Bote.
Nëse shënon një gol, do të barazohej me Gerd Mullerin. Nëse shënon dy gola, do ta barazonte fenomenin Ronaldo.
Por nëse shënon tre ose më shumë gola, do të barazohej ose do ta tejkalonte Klosen, që është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.
“Ai është i mirëpritur ta bëjë këtë. Unë jam tifoz i madh i tij, gjithmonë kam qenë”, ka thënë Klose për “TyC Sports”.
Klose ka vlerësuar Messin dhe përzgjedhësin e Argjentinës, Lionel Scaloni.
“Messi është gjeni. Kam respekt të madh edhe për Scalonin, me të cilin kemi luajtur së bashku te Lazio. Jemi miq të mirë”, është shprehur Klose.
Argjentina e nis fushatën e saj kundër Algjerisë përpara se të përballet me Austrinë më 22 qershor dhe kundër Jordanisë më 27 qershor.